HomePortalliFAQSearchRegisterMemberlistUsergroupsLog in
Share | 
 

 Xha Gorio - Honore de Balzak

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
MariWana
Administrator
Administrator


Numri i Mesazheve: 134
Mosha: 21
Lokacioni: Macedonia / Skopje
Data e Regjistrimit: 2007-07-20

PostSubject: Xha Gorio - Honore de Balzak   Tue Apr 06 2010, 13:10

Xha Gorio



Ne kete veper Balzaku trajton nje teme me tematike shoqerore qe prek shtresat e uleta te popullesise qe si gjithmone lidershipit shteteror dhe aristokracis nuk i bene fare per to. Ngjarja vendoset ne ”Pensionin Familiar ” prone e trasheguar e zonjes Voker e cila jetonte pa te shoqin e vdekur per disa vite tashme . Ne kete shtepi qendronin pleq e te rinj duke paguar nje shume mujore sipas marrveshjes. Nje nder banoret ishte the Xha Gorio , nje ish njeri i pasur qe e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona .Banor dhe personazh tjeter me rendesi eshte edhe Eugjeni nje djalosh i ri e ambicioz qe me patjeter deshironte te ishte i pasur e njekohesisht ishte student it drejtesise qe mezi financohej nga familja e tij , ambicia e tij e dergon ate ne ujera te rrezikshme e te panjohura deri kur takohen me Votrenin nje hajn profesionist qe merrej vetem me vjedhjen e shumave te medha 10000 e me shume.Ky i fundint i kishte sygjeruar Eugjenit te martohej me Vikotorinen vajzen e nje konti sepse po i ndodhi diqka te vellait te saj ajo do ishte trashegimtarja dhe ai do arrinte qellimin e tij , ne anen tjeter Votreni kishte planifikuar prej kohesh te vriste birin e kontit . Ne anen tjeter Xha Gorio kishte dy vajza te cilave ua kishte kushtuar jeten mirepo ato nuk tregonin nje interes edhe aq te madh per te atin . Pas nje kohe Eugjeni shko ne shtepin e Anastasias vajzes se Xha Gorios ku ajo jetonte me te shoqin , dhe aty ai permendi emrin e Xha Gorios qe pas largimit te tij zoteria urdheroi sherbetorin qe te mos e lejonin te hyne mu per kete shkak .

Ne rrjedhen e mepasshme te ngjarjeve Xha Gorio i afrohet Eugjenit kur kupton se ai kishte tatuar te bijen e tij .Per tu inkuadruar ne klasen aristokrate Eugjeni i kerko para Familjes se tij per te blere rroba te shtreses se larte , te cilat me pas ia kthen familjes me Ane te pokerit .Nje dite prej ditesh arrin lajmi per vrasjen e te birit te kontit dhe kuptohet se Viktorina ishte trashegimtarja e vetme .Pas disa krimesh te kryera Votreni perfundon ne Burg .Ndersa Eugjeni njoftohet me vajzen tjeter te Xha Gorios, Delfinin nga i dashiri Jashtmartesor i Konteshes .Ditet kalonin e Eugjeni po binte ne Dashuri gjithmone e me Teper me Delfinen , nderkoh qe Anastasi kishte bere nje skandal te papare duke is shitur Stolite e Vjehrres se saj per te nxjerrur te dashurin e saj te Fshehet Nga burgu . Ketyre Diteve Xha Gorio perqmohje nga banoret e Parisit si nje plak i pavlere . Per Xha Gorion gjerat kishin marre tatpjeten e nje ashtu per Zonjen Voker klientet e se ciles po Pakesoheshin dita dites , nderkohe qe Eugjeni po afrohej gjothmone e me shume me Delfinen dhe vazhdonte te luante poker per ti siguruar te ardhurat , ndersa burri I Anastasias kishte kapituluar tashme ne gjendjen financiare . Nje atmosfer mortore kishte Mbuluar Parisin tashme .Atre diteve nderroi jete edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk I realizoi ambiciet e tij per te qene i pasur mirepo gjeti diq me teper se qkerkone , ai gjeti Delfinen , Ndersa per varrimin e Xha Gorios moren pjese shume pak persona dhe as njera nga vajzat e tij nuk ishte aty , Delfina kishte mbetur pa vetedije , kurse Anastasia nuk do te shkonte per te mos iu prishur grimi dhe teni i fytyre me arsyetimin se nuk e lejonte I shoqi . Duke arritur keshtu ne perfundim balzaku na lunderon neper kohen e shekujve XIX dhe XX.
Back to top Go down
View user profile http://www.merwan-92.tr.gg
Nickeblack



Numri i Mesazheve: 2
Data e Regjistrimit: 2010-04-06

PostSubject: Xha Gorio Mendimi per Romanin   Wed Apr 07 2010, 00:37

Laughing
Per Balzakun, artisti, jo vetem duhet te pasqyroje proceset e jetes, por edhe duhet te analizoje ne thellesi e te klasifikoje dukurite e tipat sociale me seriozitetin e mprehtesine vëzhguese e deduktive te shkencëtarit.

E, ne gjithe veprat e tij Balzaku ka ecur ne keto shina.

Te “Xha Gorio”-i ai trajton nje nga temat me te mprehta te kohes, qe eshte shume aktuale dhe sot, ate te kapitalizmit, degradimin e shpirtit te njeriut, cinizmin e tij, etjen per para, qe shkatërron çdo ndjenje njerezore.

Paraja, ndryshoi boten, krejtësisht njeriun, e beri per vete, si ajo vera e embel.

Ari humb çdo vit nga ferkimi i tij 1/1400 pjese te vëllimit te tij.

Kjo quhet “firo” e monedhes.

Kjo “firo” qe zhduket, fluturon, perhapet ne ere si pluhur, hyn ne mushkerite e njeriut futet ne ndergjegjje, e ngarkon, e rendon kete, shkrihet ne shpirtin e pasanikut, te cilin e ben mendjemadh, dhe ne shprtin e varfanjakut, te cilin e ben te eger...

Kjo ndodhi dhe me xha Gorioin.Eshte nje figure tipike kapitaliste.

Gorioi ka ruajtur ne zemren e vet vetem dashurine per te bijat, nje dashuri e pakufishme, qe me kohe eshte kthyer ne nje mani te terbuar.

Po ta shohesh holle-holle figuren e Gorioit arrin ne përfundimin qe ai ishte cinik, koprac.Ne ç’kuptim? Ne rradhe te pare ai duhet t’u dhuronte vajzave jo pasurine, por edukaten, respektin, dashurine, dhembshurine, me fjale te tjera çdo ndjenje njerezore.

E, ketu perseri del ne pah bota borgjeze, bote mizerabel, ku njeriu humb individualitetin e tij, humb bukurine shpirterore, behet lëvere.

Tragjedia e Gorioit fillon pikërisht atehere kur ai shfaq nje shkendije vertet njerezore.Dhe pikerisht pse s’arrin ta shuaje ate, ai s’arrin ta ndale vertikun e rrokullisjes se vet ne gremine.

Morali abstrakt, ”i ameshueshem”, peson fiasko ne kontakt me realitetin shoqeror.

Filozofia skeptike e cinike e xha Gorioit eshte përfundim ironik i urtesise jetesore te nje njeriu qe ka njohur thelle thelbin e asaj shoqërie ku “njeriu per njeriun eshte ujk”, qe nuk eshte i interesuar aspak per transformimin e asaj shoqërie, por synon te hedhe ne te rrenje e te sundoje.

Kudo endjet jane te njëllojta, sepse kudo shqisat shterojne dhe u mbetet vetem nje ndjenje, sqima! Sqima eshte gjithmonë uni.Sqima kenaqet vetem me vale floriri...
Back to top Go down
View user profile
 

Xha Gorio - Honore de Balzak

View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
 ::  ::  ::  :: -